E Shtunë, 31 Tetor 2026

Walcott bëhet sulmues

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se planifikon të aktivizojë Theo Walcottin në rolin e sulmuesit.

E ardhmja e Walcottit në klub ka qenë në qendër të spekulimeve në javët e fundit pas mosarritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës së tij, por Wenger shpreson se ndërrimi i pozitës do të bind futbollistin të qëndrojë në Emirates. Kontrata e tij me Arsenalin skadon në fund të sezonit.

I pyetur nëse do të konsiderojë Walcottin si sulmues, Wenger tha: “E kam bërë me Henryn dhe Van Persien andaj mendoj se do ta tentoj edhe me Walcottin”. Walcott e ka filluar mbarë sezonin duke shënuar tre gola në të gjitha garat këtë stinor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›