Woods humbet sponsorin e parëAccenture, një kompani të ardhurat e së cilës ishin 23.3 miliardë dollarë vitin e kaluar vendosi të ndërpresë sponsorizimin.

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Tiger Woods humbi një nga sponsorët më të mëdhenj të tij pas skandalit në lidhje me jetën e tij private ehe pa besnikërinë e tij familjare. Accenture, një kompani të ardhurat e së cilës ishin 23.3 miliardë dollarë vitin e kaluar vendosi të ndërpresë sponsorizimin. Woods fiton rreth 110 milionë dollarë në vit. Edhe kompania Gillete ndërpreu reklamën e saj ku ikonë ishte Woods. AT&T dhe Tag Heuer janë duke rikonsideruar marrëdhëniet me sportistin. Nike, Electronic Arts dhe Gatorade thanë se do të i qëndrojnë besnike Woods.
Numri i klikimeve - 3838
E Hene, 14 Dhjetor 2009