E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woods në ‘listën e zezë’ të Babadimrit

Tiger Woods, në përfundim të vitit 2009, nuk humbi vetëm famën te miliona tifozë, por edhe pozitën e ‘djemve të mirë’ në listën e Babadimrit.

Golfisti më i mirë në botë dhe njëri prej sportistëve më të mëdhenj dhe të suksesshëm të dekadës i krijoi vetes telashe, pas njoftimeve se kishte tradhtuar gruan e tij, modelen suedeze Elin Nordegren.

Pas njoftimeve të para, dhjetra femra u paraqitën duke treguar për lidhjet e tyre të fshehta me Woodsin. Pas tyre, ai kishte publikaur një komunikatë në të cilën kishte kërkuar falje për “pabesi”, mirëpo kjo nuk i ‘dhezi’ te Nordegren, e cila ka angazhuar avokatë për shkurorëzim.

Nuk bëhet fjalë për një ndarje të thjeshtë, por shkurorëzimin më të shtrenjtë në histori – 300 milionë dollarë (gjysma e pasurisë së deklaruar të golfistit), plus kujdestarinë ekskluzive të dy fëmijëve, Sam (dy vjeç) e Charlie (10 muaj).

Problemet në jetën e tij private e kanë shtyrë Woodsin të tërhiqet përkohësisht nga golfi për t’u munduar të shpëtojë familjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›