E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët e Kosovës shënuan ndërrimin e moteve

Një numër i madh i qytetarëve të kryeqytetit të Kosovës, ndërrimin e motive e shënuan nën qiellin e hapur në Sheshin “Nëna Terezë”, ku për veç fishekzjarrëve tradicionale, pati edhe muzikë, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe ministri i Kulturës, Valton Beqiri.

Për shënimin e ndërrimit të moteve në qiell të hapur, qytetarët i favorizoi edhe moti i mirë, i cili për dallim nga vitet tjera ishte i ngrohtë dhe pa borë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›