Woods, tërhiqet nga golfi: Do t'i kushtohem familjes
Ylli i golfit, Tiger Woods, ka shpallur se për një "kohë të pacaktuar" do të tërhiqet nga golfi profesional për "t'i përmirësuar dëmet" që i ka bërë familjes së tij gjatë asaj që ai e quajti si "pabesi" martesore.
Në një deklaratë në faqen e tij në internet, ai, që radhitet i pari në ranglistat botërore të golfit, tha se ka vendosur që të fokusohet në angazhimin e tij për të qenë "burrë, baba dhe person më i mirë".
Ai tha se ishte "thellë i bindur për lëndimet" që i ka shkaktuar bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe ka kërkuar falje.
Tiger Woods, njëri nga sportistët më të njohur në botë, me të ardhura prej qindra miliona dollarësh, gjatë ditëve të fundit është protagonist i raporteve për përfshirje në afera jashtëmartesore me më shumë se 10 femra, përfshirë kamariere, dhe yje të pornografisë.