Jovetiç: “Për dy vjet Fiorentina fiton kampionatin”
Në një intervistë, pyetjes se ku e shikonte veten pas disa vitesh, djaloshi i artë i Fiorentinës tha se “këtu, në Firence, dëshiroj të luaj këtu në nivele të larta sepse më jep kënaqësi. Dëshiroj të fitoj një trofe të rëndësishëm me fanellën vjollcë. Ku mund të arijmë? Jemi një skuadër e mirë, por këtë vit s’mund të flasim për titullin kampion, ndërkohë që për dy vjet, Fiorentina do të jetë në gjendje të luftojë deri në fund për titullin. Tani kemi ëndrrën evropiane në Ligën e Kampioneve që duhet ta çojmë përpara: nuk duam të ndalemi.
Çfarë ëndërron për të ardhme? “Të jem gjithmonë në futboll, të kem një familje të madhe dhe një shtëpi të bukur në Firence apo Podgoricë. Dua një jetë të qetë.”
Çfarë ëndërron për të ardhme? “Të jem gjithmonë në futboll, të kem një familje të madhe dhe një shtëpi të bukur në Firence apo Podgoricë. Dua një jetë të qetë.”