Woodstock 69, mrekullia e tetë e bots
44 vjet m par, Woodstock ’69, mesazhi i nj festivali
Nga Albana M.Lifschin
Pr Baby boomers kujtimi i festivalit t muzikës n Woodstock, (Udstak)NY, gusht 1969 nuk ka për tu zbehur. Gazeta Nju Jork Tajms e ka cilsuar at si një nga t paktat ngjarje prcaktuese të fundviteve60, me nj fund qartsisht t lumtur.
Festivali muzikor i Woodstock-ut, nuk qe një ngjarje spontante e lindur ne vakum. Për ta kuptuar më mirë atë dhe mesazhin që përcolli duhet të kthehemi në atmosferën e asaj periudhe të veçantë në historinë e Amerikës.
Rinia amerikane e viteve 60-të
Ishte koha kur lufta në Vietnam po vazhdonte ende. Në vitin 1965 numri i ushtarëve amerikanë në Vietnam kishte arritur në 150.000. Në anën tjetër deklaratat e qeverisë për qëllimet paqësore të SHBA binin në kontradiktë me investimet militariste. Përhapja e televizionit në atë kohë, dhe veçanërisht atij me ngjyra i solli tmerret e luftës në shtëpitë amerikane realisht, ashtu siç po ndodhnin. Transmetimet televizive u treguan qytetarëve amerikanë se në Vietnam po vriteshin njerëz të pafajshëm kur në fakt Vietnami nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë e Amerikës. Sa më shumë rritej nevoja për ushtarë për luftën në Vietnam aq me shumë rritej edhe protesta e të rinjve kundër kësaj lufte. Ata bënin çmos në mënyra të ndryshme të shmangnin detyrimin ushtarak. Të tjerë e refuzonin atë direkt dhe merrnin në sy të shkonin edhe në burg. Rasti i kampionit Olimpik të 60-tës, Cassius Clay që refuzoi hapur vajtjen në ushtri u bë i njohur brenda dhe jashtë vendit. Ai madje ndërroi emrin në Muhamed Ali, iu bashkua fesë islame dhe deklaroi se kishte arsye religjioze për të mos shkuar në luftë. Qëndrimi i tij i egërsoi autoritetet, që i hoqën titullin e kampionit. Për shumëkënd Muhamed Ali u shndërrua në hero, për të tjerë u konsiderua si tradhtar. Duke ballafaquar deklaratën e Pavarësisë së Amerikës që thotë se: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” me faktet konkrete të jetës së popullsisë të qyteteve të mëdha të shteteve të veriut si edhe asaj me ngjyrë, të rinjtë amerikanë filluan të vënë në pikëpyetje vërtetësinë e imazhit që kishin formuar nga shkolla dhe prindërit për vendin e tyre.
Të ndodhur midis kontradiktave, midis asaj çfarë u thuhej dhe realitetit, të rinjtë vunë në diskutim edhe vlerat e gjeneratës së prindërve të tyre. Ata filluan të depërtonin me thellë e seriozisht në jetën politike të vendit. Studentët e viteve 60-të demonstruan në mbështetje të shumë çështjeve të kohës, duke filluar që nga të drejtat civile, kundër luftës në Vietnam, ndalimit të rekrutimit të ushtarëve e deri tek e drejta e hartimit të programeve të tyre mësimore,si edhe legalizimin e marijuanës. Zyrat e administratës në universitetin Kolumbia, Nju Jork, “u pushtuan” nga studentët. Kjo ndodhi edhe në në Wisconsin. Në universitetin e Berklit, Kaliforni, në lëvizjen për të drejtën e fjalës, studenti Mario Savio, udhëheqësi i lëvizjes, arriti deri aty sa të kërkonte përdorimin e fjalëve banale, hapur, edhe në ambientet publike.
Në valën e protestave mjaft të rinj shkuan edhe më tej. Ata filluan te kundërshtojnë edhe kulturën amerikane të traditës. Ata u përpoqën të krijojnë një kulturë që të ishte krejt e tyrja e ngritur mbi idenë e bashkësisë dhe respektit reciprok. Kultura e re e hippive”, siç u quajt, vinte në bazë idealet e paqes, dashurisë dhe vëllazërisë.
Hipitë në pamjen e jashtme dalloheshin nga të tjerët nga flokët e gjatë, mjekrat dhe veshjet shumëngjyrëshe, në flokë vinin lule, etj. Siç përshkruhet nga Harri Silverstein hipitë lindën kryesisht nga shtresat e mesme të shoqërisë amerikane: “Ata nuk është se janë plotësisht të qartë në idetë e tyre, me përjashtim të asaj kryesores: Nuk u pëlqen eksperienca e deritanishme e jetës, kërkojnë të provojnë diçka të re, një mënyrë të re jetese, më shumë liri dhe më shumë individualizëm. Është një fare tërheqje nga jeta e mëparshme e cila për ta s’ka qenë e kënaqshme.”
A doni të dini se ç’është një hipi? Është një i ri ose një e re, që të vjetrit mendojnë se ka më shumë liri se ç’duhet”- ja se çfarë është, -shpjegonte një muzikant rroku në një intervistë për shtypin.
Ne festivalin e Woodstock-ut kishte në një masë të madhe hipish.
***
N 15, 16 dhe 17 gusht t vitit 1969 qindra mijra të rinj nga 40 shtete të Amerikës vërshuan drejt nj amfiteatri natyror n Bethel t Nju Jorkut, ku shijuan tre dit shoqrin e muziks s kohs, rrokut, në atmosferën e një paqe e mirëkuptimi të plotë dhe në kushte të vështira natyrore. Tre ditë shiu të vazhdueshëm e kthyen fushn n nj terren baltovine t pafund. Numri i paparashikuar i pjesëmarrësve q afroi gjysm milioni ndillte frikën e nj katastrofe t mundshme. N t kundrt asgj e till nuk ndodhi. Festivali i mbijetoi t gjitha vshtirsitë, sfidoi frikn e ankthin duke transmetuar triumfalisht mesazhin e paqes, dashuris dhe shpress pr nj shoqri m t mir.
Woodstock? Apo Bethel?
Woodstock sht nj koloni muzikore shum e njohur në veri të NY q trheq vazhdimisht vizitorë , artist dhe eksentrikt edhe sot. E vërteta është që festivali fillimisht u mendua të zhvillohej këtu, por u zhvendos në Bethel. Woodstock nuk ishte n gjendje t prballonte 50 mij njerz, siç qe planifikuar e le pastaj kur ky numr u rrit 10 fish. Veç kësaj, qytetarët nguruan tu jepnin ndihmë organizatorëve të festivalit, duke dashur të ruajnë reputacionin e vendit, pasi ai njihej si vendi i Bob Dylan, Jimmi Hendrix e artistëve të tjerë që jepnin shfaqje aty. Ironikisht edhe pse festivali u zhvillua në Bethel, emri i mbeti “Festivali i Udstokut”, ashtu siç qe planifikuar dhe me kt emr hyri në histori.
Pak fjal pr Bethel
Bethel ndodhet rreth 100 mile n veriperndim t NY, i vendosur n nj zon hotelesh dhe gjat vers trheq banorët e NYC, kryesisht hebrenj pr t kaluar fundjavn. Gjat viteve 60 ktu jepnin shfaqje nj radh e tr artistsh nga Lenny Bruce tek Joan Rivers. Edhe kur kjo koh e art kaloi, prsri çdo ver Bethel fryhej nga shtimi i popullats çdo fund jave. Dhe banort ishin msuar nga ky influks. Madje kur ishte piku i vers edhe spitalet ishin t prgatitur pr çdo të papritur. E megjithat askush se parashikonte at q do t sillte fundjava e 15,16 dhe 17 gushtit. Festivalet e rrokut m par kishin dhn shenja jo t mira. Festivali i Montenerit nxiti lvizjen e hippive dhe e bri Mariuann drogn e zgjedhur. Ata q e patn kaluar kt përvojë lëshuan paralajmrime ndjellakeqe pr festivalin e Woodstock-ut.
Max Yasgur- një emër që lidhet pazgjidhshmërisht me festivalin
Është një emër që organizatoret e tij edhe pjesëmarrësit nuk do ta harronin kurrë. Max Yasgur ishte njeri me zemër dhe me vizion. Ai u krijoi mundësinë që festivali të zhvillohej në fermën e tij dhe u qëndroi pranë deri në fund duke besuar se kjo ngjarje do të ngushtonte hendekun që qe krijuar atë kohë midis dy gjeneratave: etërve dhe bijve. Në fermën e tij filluan punimet për ndërtimin e skenës gjigande të festivalit, u ngritën gardhe prej teli që rrethonin fushën, u punua për sjelljen e rrjetit elektrik që nga 5 milje larg dhe mijra banjo (wc ) publike u transportuan dhe u vendosën aty për pjesëmarrësit, gjithnjë duke parashikuar 50 mijë vetë. Organizatorët bënë të gjitha përpjekjet për tiu përgjigjur nevojave të këtij numri siç