Wordsworth:Jo rihapje të çështjes së statusit të Kosovës
Ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth, ka paralajmëruar Beogradin që të mos shpresojë në rihapjen e çështjes së statusit të Kosovës.
Përsa i përket pyetjes se nëse është kusht për ta fituar statusin e kandidatit që Beogradi të zgjidhë çështjen e Kosovës, diplomati britanik tha se këtë çështje nuk mund ta zgjidhë BE-ja, por as nuk kërkohet nga Serbia që ta njohë Kosovën.
Mirëpo, tha ai, "i mbetet Serbisë që të gjejë mënyrën se ç'do të bëjë që për këtë çështje nuk bien dakort 22 anëtarë të BE-së që e kanë njohur Kosovën", tha diplomati britanik në një intervistë për gazetën "Blic".