Ministri britanik për Evropën viziton Kosovën
Ministri i ri britanik për Evropën David Lidington, do të vizitojë Kosovën nga datat 23 deri më 24 qershor.
Në vizitën e tij të parë ministri britanik do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës si presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe qeveritarë të tjerë.
Gjithashtu ministri Lidington do të nisë projektin për kthimin e serbëve në shtëpitë e tyre në Prizren.
Ky projekt është bashkëfinancim i Ambasadës britanike në Prishtinë dhe Qeverisë së Kosovës.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Ambasada britanike, kjo vizitë, vetëm një disa javë pas formimit të Qeverisë britanike, demonstron rëndësinë e që Britania i kushton Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës, në veçanti.