World Economic Forum publikon raportin e konkurueshmerise

Raportit Global mbi Konkurrueshmërinë I publikuar nga Forumi Ekonomik Boteror e rendit Shqiperine në vendin e 95 mes 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim. Krahasuar me nje vit me pare vendi yne ka nje renie me 6 vende ne klasifikimin e përvitshëm.
Raporti vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi. Ai hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori ku perfshihen infrastruktura, situata makroekonomike, shëndetësia, arsimi, efikasiteti i tregjeve, Vlerësimi bëhet sipas një sistemi nga 1 deri me 7 pikë.
Shqipëria ka marrë 3.85 pikë. Ndër kategoritë më të vlerësuara jane shëndetësia dhe sistemi arsimor fillor, me 5.9 pikë. Pozitiv edhe klasifikimi për mjedisin makroekonomik, me 4.41 pikë. Pikët më të ulta janë dhënë për invacionin, 2.8 dhe përmasat e tregut. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Serbinë, por eshte klasifikuar me ulet se Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në vendet e para të klasifikimit botëror vazhdojnë të jenë Zvicra, Singapori dhe Finlanda ndërsa në fund të listës janë Cadi, Burundi, Guinea apo Jemeni.