E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e karburantit prokuroria urdheron nisjen e hetimeve

Prokuroria e Përgjithshme urdhëron task-forcën e kryeqytetit të nise hetimet kryesisht për mashtrimet e kompanive private që tregtojnë karburant me pakicë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, sipas të cilëve, është kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjise, raporti i inspektimit ku janë konstatuar shkeljet nga subjektet private.
Sipas akuzës, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi I këtij raporti, një kopje e tillë nuk i është dërguar organit të akuzës, që tashmë ka urdhëruar të nis hetimet kryesisht. Referuar të dhënave të prokurorisë, nuk dihen arsyet pse drejtoria e Metrologjisë nuk ka dorëzuar këtë raport, edhe pse ka konstatuar mashtrimin e kryer nga 14 subjekte private, me 93 makineri që vjedhin konsumatoret gjatë tregtimit të karburanteve.
Për prokurorinë, pritet marrja e kopjes së këtij materiali dhe nisja e hetimeve ndaj subjekteve të konstatuara me shkelje, për akuzën e “vjedhjes”, “mashtrimit” dhe “evazionit fiskal”.
Ka qenë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë që ka denoncuar publikisht abuzimet e konstatuar, por pa dhënë emrat konkret të kompanive abuzuese, ndërkoë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri Sali Berisha, I cili kërkoi publikisht nga Ministria e Ekonomisë të hartoj një akt normative, me qëllim publikimin e e emrave të këtyre subjekteve private që mashtrojnë konsumatorët me cilësinë dhe sasin e karburantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›