World Soccer: Messi, Ronaldo, Iniesta

Revista prestigjioze sportive "WorldSoccer" i ka bërë publike lojtarët më të mirë në botë për këtë vit.
Lionel Messi është votuar lojtari më i mirë në botë me 47,33% të votave, përpara Cristiano Ronaldo (19,01%) dhe Iniesta (9,77%). Messi ka një herë më shumë vota se Ronaldo, gjë e cila e bën favorit atë edhe në garën për Topin e Artë.
Formacioni më i mirë i zgjedhur nga votat e tifozëve është ky: Casillas, Lahm, Ramos, Kompany, Jordi Alba, Xavi, Iniesta, Pirlo, Falcao, Cristiano Ronaldo dhe Messi. Vicente Del Bosque është votuar si trajneri më i mirë në botë./indeksonline/