E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wrecking Ball, objekt talljeje në internet

Miley Cyrus është bërë objekt talljeje në internet pas videoklipit të këngës Wrecking Ball, ku 20-vjeçarja shfaqet krejtësisht nudo.

Fotomontazhet tregojnë Cyrus të kapur pas qafës së një xhirafe, mbi Statujën e Lirisë apo në një rakete ruse.

Videoklipi i Miley Cyrus ka marrë mbi 70 milionë klikime në 4 ditët e para të publikimit. Këngëtarja 20-vjeçare ka thënë se ky videoklip është një simbol i gjendjes së saj kohët e fundit.

Në një intervistë radiofonike për Z100, Cyrus theksoi: Video është më e thellë nëse njerëzit do të shohin përtej lakuriqësisë sime. Unë shfaqem nudo sepse jam e shkatërruar. Kënga është një baladë pop. Shumë njerëz e gjejnë veten tek një këngë e tillë.

Cyrus e pranon se fakti që shfaqet nudo mund të bëjë publikun të mendojë se ka kërkuar thjesht të tërheqë vëmendjen.

Realizimi i videoklipit ka qenë një eksperiencë e fortë emocionale. Nëse njerëzit përdorin imagjinatën, dallohet që unë jam shumë e trishtuar në këtë video. Kjo duket nëse sheh sytë e mi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›