E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri Kosovë-Maqedoni, ende asnjë marrëveshje mes dy qeverive

Qeveria e Maqedonisë thotë se po punohet intesivisht për normalizimin e raporteve tregtare me Kosovën. Sipas saj, autoritetet e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm dhe po shqyrtojnë mundësitë për anulimin e vendimeve për taksat rrugore për shetetasit e Kosovës dhe për prodhimet maqedonase për tregun kosovar. Qeveria në Shkup vlerëson se zgjidhja mund të arrihet me heqjen e njëkohshme të vendimeve nga të dyja shtetet.

Telashet mes dy vendeve kanë nisur që në korrik, kur Shkupi vendosi embargo për import të miellit dhe grurit nga shtetet anëtare të CEFTA-s, e cila kishte afat 3 muaj.

Por, pas skadimit të këtij afati, Maqedonia nuk hoqi embargon dhe Qeveria e Kosovës iu kundërpërgjigj kësaj mase me vendosjen e embargos ndaj disa produkteve të qumështit të prodhuara në shtetin fqinj.

Problemet u shkallëzuar më tej  pasi Shkupi vendosi një taksë rrugore nga e diela e kaluar, që irritoi Prishtinën, e cila 24 orë më vonë i mbylli komplet kufijtë për të gjitha prodhimet maqedonase, duke u shkaktuar të paktën 1 milion euro humbje në ditë kompanive maqedonase  që eksportojnë në Kosovë.

Qeveria në Prishtinë ka këmbëngulur se nuk do të hapë kufirin për mallin e prodhuar në Maqedoni, derisa ky shtet të kthejë gjendjen në normale dhe të mos e pengojë tregtinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, që u krijua me masat e reja administrative maqedonase.

Ndërkohë, në vendkalimin kufitar në Bllacë, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të paguajnë taksa për të hyrë në Maqedoni: 2 euro për person, 5 euro për  automjetete. Por, ata kufirin e kalojnë në këmbë për shkak të bllokadave të transportuesve maqedonas, të cilët kanë ndërmarrë këtë masë në shenjë proteste ndaj vendimeve të të dyja vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›