E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev paralajmëron "prishësit e stabilitetit"

Presidenti rus, Dimitri Medvedev tha sot se qeveria nuk do t`i lejojë provokatorët dhe ekstremistët që të prishin stabilitetin e Rusisë, për shkak të rezultateve të diskutueshme të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit.

Medvedevi, gjatë fjalimit të tij të fundit si president para parlamentit tha se Rusisë i nevojitet demokracia, e jo kaosi.

“Ne nuk do t`i lejojmë provokatorët dhe ekstremistët që ta përfshijnë shoqërinë në aventurat e tyre dhe nuk do t`i lejojmë ndërhyrjet e huaja në çështjet tona të brendshme”, tha Medvedev sot gjatë fjalimit të tij.

Ai bëri thirrje për reformim të sistemit politik në vend, duke propozuar zgjedhje të drejtpërdrejtë të udhëheqësve rajonal, në vend të propozimeve dhe caktimeve që aktualisht shkojnë nga Kremlini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›