Xavi Bayernit: Do të sulmojmë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka paralajmëruar Bayern Munchenin se do të udhëtojnë për të sulmuar e shënuar. Xavi tha sot në konferencë se Barcelona nuk i frikësohet formës se Bayernit sepse shpeshherë ka qenë Barcelona ajo që ka ndalur hovin e shumë skuadrave.
"Udhëtojmë në Bayern për të sulmuar. Ne do të impenjojmë lojën tonë. Na duhet të mbajmë topin, të sulmojmë dhe të shënojmë. Messi do të jetë në gjendjë të luaj dhe rikthimi i tij sigurisht që na bën më të fuqishëm sepse është lojtari më i mirë në botë.
Kemi luajtur shpesh në gjysëmfinalet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe e dijmë rëndësinë e ndeshjes së parë. Kemi përcjellur formën e lartë të Bayernit por se si skuadër shpesh i kemi ndalur hovet e skuadrave në formë" deklaroj Xavi./Indeksonline/