E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi: Manchester favorit për të fituar Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se Manchester United do të jetë favorit për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve në Londër më vonë gjatë këtij muaji.

Dy gjigantët evropian do të takohen me njëri-tjetrin në finalen e 28 majit në Wembley. Ata ishin takuar në finalen e garës evropiane edhe dy vite më herët në Romë, kur Barca triumfoi me rezultat 2-0.

Edhe pse Barca shihet si favorite për të fituar garën sërish, Xavi mendon se United do të dëshmohet një rival mjaft i vështirë.

“Manchester United është favorit. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm i cili po ashtu pëlqen të luajë futboll dhe mbase kjo është mirë për ne”, ka thënë Xavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›