E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Banale se si Meta justifikon pasurinë e Priftit

“Duke dëgjuar sesi Ilir Meta mbron Dritan Priftin, shprehim edhe njëherë keqardhjen për trafikimin që grupi i Ilir Metës u bëri vjet 80 mijë zemrave socialiste për përfitime personale e pasurim të paligjshëm në oborrin e pushtetit të Sali Berishës”, u shpreh ajo.

Sipas xhaçkës, është banale mënyra se ministri Meta justifikon pasurinë prej 1.8 milion eurosh të ministrit të tij, në një kohë që vendi është në krizë.

“Ashtu siç rishprehim keqardhjen për mënyrën krejt banale me të cilën zv/kryeministri i këtij vendi në krizë ekonomike, justifikon 1.8 milionë eurot fitim të një ministri që pasurohet si biznesmen me detyrën shtetërore, flet si rrugaç duke turpëruar shtetin dhe qëndron në detyrë për të mundësuar tjetërsimin deri në fund të pronave të shtetit në prona private të familjeve të pushtetit”, vijoi deputetja e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›