Kameron zhvillon vizitën e parë në SHBA, takon Obamën
Dy liderët zhvilluan një takim për rreth tre orë ku u fol për një "marrëdhënie të veçantë" që i lidh të dy vendet pavarësisht disfatave të kompanisë së naftës BP në shtresën e naftës dhe çështjes Megrahi.
Barack Obama këmbënguli gjithashtu në faktin që strategjia amerikane në Afganistan është "e duhura" dhe që konferenca ndërkombëtare e Kabulit përbën një "arritje të madhe" për të ardhmen e vendit, ndërkohë që David Kameron u shpreh se në Afganistan janë bërë "arritje të vërteta".
Kryeministri Britanik, rikujtoi se kërkon kthimin e të gjithë ushtarëve britanikë deri përpara zgjedhjeve legjislative të vitit 2015. Ndërsa Obama, i cili vendosi në dhjetor dërgimin e 30 000 trupave si përforcime, njoftoi se trupat amerikane do të fillojnë të largohen nga vendi në korrik të vitit 2011.