E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: PS, e shqetësuar për bilancin nga aksidentet

Partia Socialiste në një deklaratë për shtyp, nëpërmjet deputetes së saj Olta Xhaçka ka shprehur shqetësimin e saj, për bilancin tragjik të humbjeve të jetëve në rrugët e Shqipërise, pavarësisht gjobave dhe shtimit të efektivave të policisë. Ajo shtoi më tej se ky bilanc në rrugët e vendit i përngjan një bilanci lufte.

Xhaçka gjithashtu shtoi se masat të tjera si përmirësimi i sinjalistikës rrugore, sidomos natën, riparimi i rrugëve që rezultojnë problematike e mbi të gjitha pregatitja e një plani veprimi gjatë sezonit veror janë të munguara. Xhaçka e cilësoi këtë si një tjetër dështim të pushtetit të Sali Berishës i cili po u kushton jetë njerëzish, po aq sa edhe lufta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›