“Xhaçka dhe Peleshi u përjashtuan nga vizita në Ukrainë”, Berisha: Rama ka lejuar ankorimet e anijeve ruse në portet tona

Kryetari i Partisë Demoratike i zgjedhur nga ‘Rithemelimi’, Sali Berisha ka reaguar për vizitën e Kryeministrit Rama në Ukrainë. Berisha deklaron se Rama refuzoi kërkesën e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka për të qenë pjesë e delegacionit për udhëtimin në Ukrainë. Kjo pasi, sipas Berishës, Peleshi dhe Xhaçka mund të vinin në dijeni Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për lejimin nga Rama të ankorimeve misterioze të anijeve ruse në portet shqiptare. Berishë kërkon dhënin fund të politikës dy-fytyrëshe të Kryeministrit Rama, që siç thotë ai, nga njëra anë mbështet Ukrainën dhe nga ana tjetër pranon turistë rus në Shqipëri.
“Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes! Te dashur miq, Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit. Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.
Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines. Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje. Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere. Sb”, shkruan Berisha.
/rtsh.al/