E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhacka i pergjigjet Haxhinastos Ne e kemi bere oferten

Deputetja Olta Xhacka i kujtoi ministrit Haxhinasto se shkaktare e krizes eshte vete maxhoranca. Xhacka u shpreh se Partia Socialiste e ka ofruar kompromisin e saj ne perputhje me rezoluten e PE por kryeministri ende refuzon te pranoje se vendi eshte ne krize.

I kujtojme Ministrit te Jashtem se rezoluta e fundit e Parlamentit Europian kerkon ngritjen e nje komisioni hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit me shumice dhe drejtimin e opozites. Dhe eshte maxhoranca qe e ka bllokuar zbatimin e kesaj rezolute. Po ashtu edhe letra e fundit e Komisionerit per Zgjerim Stefan Fule drejtuar Sali Berishen i kerkon kryeministrit zgjidhjen e krizes permes bashkepunimit dhe konsensusit per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit theksoi ajo.

Me tej Xhacka u shpreh se Berisha nuk beson se vendi eshte ne krize kur kete e thone sipas saj te gjithe Evropa shprehet per ekzistencen e krizes politike. Opozita shqiptare e ka bere tashme oferten e saj per zgjidhjen e krizes ne perputhje te plote me rezoluten e Parlamentit Evropian. Por e keqja qendron ne faktin se nderkohe qe e gjithe Evropa jo vetem qe flet per krizen por edhe kerkon zgjidhjen e krizes nga Sali Berisha kryeministri ka zgjedhur te besoje se vendi nuk eshte ne krize vijoi.

2010-10-17 1523

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›