Unaza e re pa uje

Banoret thone se qe ne fillim te hyrjes ne apartamentet e reja firmat e ndertimit u siguruan uje permes puseve por ky uje nuk sherben per tu pire per shkak te ndotjes se madhe bakteriale.
Zgjidhja e vetme e tyre eshte mbushja me krahe deri tek dogana nje zone e re ndertimesh e cila ka perfituar rrjet te ri tubacioni uji qe ne 2001.
Drejtori i ujesjelles-kanalizimeve te Tiranes Sait Dollapi i ka sqaruar banoret e unazes se re se drejtoria e tij nuk merr persiper furnizimin me bote pasi numri i popullsise ne kete zone eshte mjaft i madh dhe me mjetet qe disponon ujesjellesi nuk arrihet mbulimi i te gjitha nevojave per uje te pijshem.
E vetmja zgjidhje sipas Dollapit jane investimet per rrjetin e ri te ujesjellesit dhe lidhja e kontratave te banoreve me drejtorine.
Mbremjen e se premtes banoret e kesaj zone protestuan per mungesen e ujit te pijshem.
Nga ana e saj Drejtoria e Ujesjelles-kanalizimeve te Tiranes nuk ka caktuar nje afat kohor deri kur do te zgjidhet problemi i furnizimit me uje te zones se Unazes se Re.