E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhaçka në takimin e Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS: Shqipëria e përkushtuar për çrrënjosjen e këtij kërcënimi global

Përkushtimi i Shqipërisë për shkatërrimin e Shtetit Islamik (ISIS) mbetet i palëkundur. Kështu ka deklaruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila mori pjesë në takimin e Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS, të mbajtur në Riad.

Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se takimi u kryesua nga Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, teksa shton se të bashkuar, kombet mund të luftojnë terrorizmin.

“Diskutime të rëndësishme në takimin e Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS),të mbajtur në Riad dhe të bashkëkryesuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al- Saud, mbi strategjitë për të luftuar  rrjetet e ISIS dhe ideologjinë e tyre ekstremiste.

Përkushtimi i Shqipërisë ndaj përpjekjeve kolektive për çrrënjosjen e këtij kërcënimi global mbetet i palëkundur. Të bashkuar ne do të luftojmë terrorizmin për një botë të paqtë dhe më të sigurt”, shkruan Xhaçka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›