E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Berisha po mban peng integrimin

Fatmir Xhafaj

TIRANE- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, deputeti Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se ajo qe nuk do realisht reforme ne drejtesi, heqjen e imunitetit dhe po pengon integrimin eshte maxhoranca.

Ne nje konference per shtyp nga selia e PS-se, Xhafaj e ka quajtur te papranueshem dhe te papergjegjshem qendrimin e maxhorances ndaj paketes se propozuar nga PS per ndryshimet kushtetuese.

“Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan kohë për shqyrtimin edhe pse drafti mbahej prej 15 ditësh në sirtaret e Kuvendit. Berisha i tha jo propozimeve të PS-së. Kryeministri i tha jo paketës tonë duke i thënë jo nevojës reale në fushën e drejtësisë. Kryeministri i tha jo ofertës publike dhe konkrete për bashkëpunim dhe konsensus në të mirë të reformave që i nevojiten shqiptarëve tha Xhafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›