Dorëhiqet kreu i QSUT, Saimir Ivziku

Sajmir Ivziku
Drejtori i qendrës spitalore universitare Nënë Tereza (QSUT), Sajmir Ivziku, dha dje dorëheqjen nga ky post. Sipas burimeve zyrtare nga QSUT, stafi është njoftuar për dorëheqjen rreth orës 15:00. Të njëjtat burime konfirmuan se më herët Ivziku kishte anuluar një mbledhje që do të zhvillohej në ambientet e spitalit. Argument sipas tij kishte qenë një tjetër takim i paplanifikuar. Më pas, ai ka njoftuar për dorëheqjen. Nuk është zyrtarizuar akoma se kush do ta zëvendësojë Ivzikun në krye të spitalit më të madh në vend. Burime jo të konfirmuara flasin për dy kandidatura. Prej dy vitesh Saimir Ivziku ka drejtuar QSUT-në. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Ilir Dashin, i cili ishte e dyti drejtues që nuk vinte nga qarqet mjekësore.