E Martë, 3 Nëntor 2026

Xhafaj: Çështja ‘Beleri’ është çështje e ligjit, nuk ka hapësirë për negociata

Analisti Neritan Alibali i ftuar në emisionin “3D” në RTSH ka pyetur deputetin e Partisë Socialiste  Etjen Xhafaj përsa i përket çështjes “Beleri” se çfarë po negociohet me palën greke.

Deputeti Xhafaj ka theksuar se nuk ka hapësira negociatash në këtë nivel mes palëve sepse sikurse u shpreh ai, është një çështje qeveria nuk mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë.

“Negociata është e tillë , ku pala greke kërkohet që të betohet dhe të marri detyrën, ndërsa nga ana jonë përgjigja ka qenë gjithmonë që ne nuk ndërhyjmë mbi sistemin e drejtësisë sepse kjo është një çështje e ligjit dhe e shtetit të së drejtës”, thekson ai.

Në këtë pikë ku është çështje “Beleri”, Xhafaj theksi se, “nuk mund të kërkohet dhe të gjendet një zgjidhje në nivele politike apo në një marrëdhënie bilaterale mes dy vendeve që mund të anashkaloi sistemin e drejtësisë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›