E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj Djegia e votave minon dialogun

Sipas tij opozita tashme e ka ofruar oferten e saj dhe vullnetin per zgjidhjen e ngercit. Xhafaj theksoi se nuk mund te digjen fletet e votimi pasi kjo do te minonte te gjithe dialogun.

Perballe ofertes politike dhe ligjore te opozites kryeministri ka perdorur demagogjine ka afruar angazhimin formal te atij qe nderton perpara kamerave dhe qe shkaterron me kazme ne gjysme erresiren e kulisave te tij ka afruar benzinen e mekatarit Ristan per zjarrin qe pervelon ka afruar ngrice per besimin ka afruar hilet perballe rregullave theksoi ai.

Me tej ai sqaroi opozita ka pranuar qe keqyrja e fleteve te votimit te dali nga ky hetim parlamentar dhe kjo ceshtje po me kerkese te vet opozites te shkoje per keshillim ne Komisionin e Venecias dhe te veprohet me pas sipas opinionit te dhene nga ky arbiter evropian per kushtetutshmerine e kerkeses.

Me kete oferte ne respektim edhe te rezolutes se PE nese ekziston vullneti juaj politik komisioni hetimor parlamentar mund te ngrihet qysh sot te filloj pune qe neser dhe te mbaroj punen ne nje afat sa me te shkurter ne funksion edhe te pergatitjes te zgjedhjeve te ardhshme vijoi deputeti opozitar.

Me tej Xhafaj tha se pushteti qe djeg voten ka perveluar perfundimisht legjitimitetin e tij dhe nga ky moment ne do te sillemi me qeverine e zjarrvenies si me nje qeveri ilegjitime. Ai tha gjithashtu se ky akt hedh ne ere perfundimisht cdo mundesi bashkepunimi dhe dialogu politik mes paleve ne Shqiperi. Ky akt do ta shnderroje dhe vete Kuvendin nga nje tempull te demokracise qender dialogu dhe mundesie per konstruktivitet politik ne faqen tjeter te se njejtes monedhe te krizes aktuale shumeplaneshe thote Fatmir Xhafaj. /S.Ll/

2010-09-16 1528

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›