Xhafaj Ofrojme draftet e konsensusit

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se socialistet jane te gatshem te ofrojne kontributin dhe konsensusin per Gjykaten Administrative si dhe per hetimin e zgjedhjeve me ngritjen e komisionit hetimor sipas rezolutes se Parlamentit Evropian.
Ofroni konsensusin tuaj per te pranuar draftet tona. Me nje levizje te vetme ju mund te zgjidhni shume gjera tha Xhafaj.
Menjehere pas tij kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi deklaroi se opozita po kerkon nje justifikim dhe alibi per ngercin politik dhe vonesat per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative.
Ju ftoj te rishikoni propozimin tuaj sepse eshte e pafalshme qe SHBA-te trokasin ne dyert tona per nje ligj qe na duhet ne te gjitheve tha Patozi.
Sipas tij mazhoranca eshte gjithnje e gatshme te miratoje gjithcka ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi.