E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative Berisha Votojme ndryshimet

Kryeministri Sali Berisha ftoi opoziten qe te sjelle ne kuvend ndryshimet e saj mbi ligjin per Gjykatat Administrative dhe maxhoranca shprehet e gatshme per ti votuar ato.

Ligji eshte ndertuar me ekspertizen e USAID dhe cdo lloj modifikimi qe opozita do te kerkonte ne do ta votojme. Kete mesazh i kam percjelle vazhdimit kryetarit socialist Edi Rama tha Berisha.

Shefi i qeverise pranoi verejtjet e bera nga misioni EURALIUS mbi kete draft dhe maxhoranca i ka pranuar duke kerkuar ndryshimin e tyre.

Por Berisha ngriti shqetesimin e mosvotimit te ligjit per Gjykatat Administrative dhe sipas tij shkak eshte se kryebashkiaku Edi Rama nuk do qe dora e rende mbi biznesit te pengohet nga ligji duke qene se mbi 80 perqind e biznesit shqiptar eshte ne varesi te pushtetit vendor.

Shefi i qeverise theksoi se maxhoranca eshte e hapur per negociata me opoziten duke shprehur gatishmerine per ngritjen e komisionit hetimor.

Ne duam te japim garanci maksimale per procesin zgjedhor. Le te ngreme Komisionin Hetimor dhe te nisim me hetimin e materialeve zgjedhore. Jane 10 ceshtje qe duan disa muaj pune dhe ne jemi gati ti shqyrtojme nje nga nje. Ju zoterinj te opozites drejtojuni Gjykates Kushtetuese me kerkesen per tju drejtuar Komisionit te Venecias ose drejtojuni direkt Gjykates se Strasburgut. Nuk mund ti japim ultimatume dhe afate Gjykates Kushtetuese por duhet ti japim te gjithe kohen e duhur gjyqesorit per te vendosur tha Berisha.

Deklarata e Berishes u dha ne seancen plenare te kuvendit pasi opozita e kishte braktisur sallen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›