Xhafaj:KQZ administroi keq zgjedhjet

Sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj në një intervistë për Ora News tha se në procesin e sotëm janë regjistruar një sërë parregullsish. "Është prezantuar administrim jo i mirë i zgjedhjeve nga KQZ-ja, që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore dhe vendodhjen e qendrave të votrimit", tha ai. Sipas Xhafajt ka një sjellje jo të shëndoshë të përfaqësuesve të PD-së. "Së treti janë përpjekjet për të ushtruar presion mbi zgjedhësit në qendra të ndryshme votimi", tha Xhafaj.