Xhaferaj premton pergjysmim te taksave vendore
DURRES- Kandidati i mazhorances per Bashkine e Durresit Ferdinand Xhaferaj ka zhvilluar nje takim biznesin e vogel pergjate rruges Aleksander Goga. Gjate takimit bizneset e vogla te zones kerkuan uljen e taksave vendore si nje mundesi per te vijuar dhe zgjeruar aktivitetin e tyre. Ne te njejten kohe kandidati Xhaferaj beri te ditur edhe pjese te programit te tij qe ka te beje me marredheniet me biznesin me politikat e nxitjes se tij etj. Ne kete kuader ai premtoi se do te pergjysmoje taksat vendore. Brenda 3-mujorit te pare te mandatit tim - tha kandidati demokrat Xhaferaj - do te pergjysmohen taksat e biznesit te vogel ne menyre qe kjo kategori biznesi te ece para dhe te krijoje me shume mundesi punesimi.
Me pas kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin per Bashkine e Durresit i shoqeruar edhe nga deputeti demokrat Gazmend Oketa zhvilloi nje bashkebisedim me nje pjese te banoreve te lagjes nr.5 te qytetit. Fillimisht deputeti Oketa beri nje permbledhje te aktivitetit politik te kandidatit Xhaferaj duke e cilesuar si nje mik i mire dhe nje qytetar i devotshem i qytetit te Durresit. Kjo eshte nje gare e jona jo e Fredit - tha Oketa - prandaj ta perceptojme si nje gare ku do te fitoje qytetaria durrsake.
Kandidati Xhaferaj beri nje permbledhje te programit te tij duke theksuar se pikat kyce te zhvillimit te Durresit jane turizmi transporti tregtia. Do te synojme - shtoi Xhaferaj - qe brenda mandatit 4-vjecar buxheti i Bashkise te rritet ndjeshem permes zgjerimit te bazes fiskale buxhet ky i cili do te vihet plotesisht ne sherbim te qytetareve. Do te jete prioritet transporti urban dhe do te ndertohet porti i peshkimit.