E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Ndërtimi në shesh, i paligjshëm



Për sa kohë nuk ka një zbardhje të projektit të miratuar me ndryshimet e kërkurara nga ana e Këshillit Kombëtar të restaurimit, projekti që po zbatohet në sheshin "Skënderbej", nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është në kundërshtin me procedurat në fuqi. Kështu është shprehur ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri. Gjatë një konference për shtyp ministri Xhaferri ka deklaruar se Instituti i Monumenteve të Kulturës ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës të bëjë dy ndryshime në projektin e sheshin "Skënderbej".

Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri ka theksuar se vendimi i Këshillit të Ministrave për shpalljen e aksit kryesor dhe qendrës historike të kryeqytetit si Ansambël Monument Kulture është propozuar nga Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›