E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skënderbej", PS: Projekti po merret peng nga qeveria


Pas deklaratës së ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili i vlerësoi punimet e bashkisë në sheshin "Skënderbej" si të paligjshme, pasi zona konsiderohet monument kulture, ka reaguar Partia Socialiste.

Deputeti Ditmir Bushati u shpreh se projekti transformues i qendrës së Tiranës po tentohet të merret peng nga qeveria.

"Bashkia ka marrë leje në Institutin e Monumenteve për sheshin "Skënderbej". Ministri Xhaferraj flet vetëm fjalë të kota, pasi ai është një njeri që nuk di varrin e Ismail Qemalit", u shpreh Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›