E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri Permiresohet gjendja e Kuzhes

Gjendja shendetesore e trajnerit te kombetares shqiptare Josip Kuzhe eshte permiresuar ndjeshem. Kjo eshte konfirmuar edhe nga ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri i cili ka vizituar teknikun kroat i cili vazhdon te qendroje ne spital si pasoje e hemoragjise cerebrale qe e goditi ate te enjten e shkuar.

Kam shume deshire te them se gjendja e trajnerit duket shume shume e mire. Ajo qe ka kaluar ka qene shume e rende por fale vullnetit te zotit dhe perkushtimit dhe profesionalizmit te mjekeve mendoj se gjendja duket shume e mire. Shqiperia ka pasur shume trajnere te huaj por zoti Kuzhe jo vetem me profesionalizem por edhe me raportin njerezor qe ka krijuar me futbollistet e ekipit kombetar por dhe opinionin e gjere mendoj se per ekipin kombetar do te sherbeje si nje faktor motivues per te dhene maksimumin ne fushen e lojes tha Xhaferri.

Josip Kuzhe pritet do ti nenshtrohet diten e neserme ekzaminimeve te fundit qe do te percaktojne dhe te ardhmen e tij si trajner.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›