E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri në Krans Montana: Shqipëria, destinacion kryesor mesdhetar

Tiranë, 7 maj, NOA - Qeveria shqiptare në programin e saj për vitet 2009-2013 e konsideron zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga prioritetet e saj duke e parë atë si një ndër tre fushat kryesore për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit.

Një fakt të tillë, ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri e ka theksuar gjatë fjalimit që mbajti në Forumin e Krans Montanës i cili po zhvillon punimet e tij në Tiranë, duke theksuar se objektivi i qeverisë është që Shqipërinë ta kthejë në destinacion kryesor mesdhetar.

Megjithëse një vend i vogël, Shqiperia përshkohet nga një vijë bregdetare me gjatësi 362 km dhe ka trashëguar mbi 2000 objekte të shpallura monumente kulture tre prej të cilave janë pasuri botërore e njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO (Butrinti, Berat, Gjirokastër), tha ai për Shqipërinë.

Duke shtuar se tre vite më parë, parlamenti shqiptar miratoi ligjin për turizmin, i cili rregullon funksionimin e sektorit të turizmit në mënyrë cilësore dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare në këtë fushë.

Për të inkurajuar investimet edhe në fushën e turizmit, ligji për konçesionet mundëson përfitimin e një kontrate afatgjatë 35-vjeçare me të drejtë rinovimi kur biznesi rezulton i suksesshëm, vuri në dukje ndër të tjera ministri.

Në fund, ai shtoi se gjatë viteve 2006-2009, qeveria shqiptare ka investuar mbi 1 miliard euro për të ndërtuar rrugë që i shërbejnë zhvillimit te turizmit si Durrës-Kukës-Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›