Xhaka e këndellë Gladbachun

Pas kritikave të shumta, më në fund arrijnë lëvdatat. Granit Xhaka e ka këndellur Borussia Monchengladbachun të dielën, duke e ndihmuar që ta mposht Hannoverin me rezultat 3:2.
Ekipi i futbollistit kosovar po humbiste 2:0, ndërsa në 20 minutat e fundit bëri rikthim sensacional, duke shënuar tre gola. Përfaqësuesi zviceran u inkuadrua në lojë 15 minutat e fundit dhe e dha kontributin e tij.
“Unë kam eksperiencë ndërkombëtare, pasi që kam luajtur në Ligën e Kampionëve dhe me përfaqësuesen”, theksoi Xhaka, i cili i kushtoi ekipit gjerman 10 milionë euro.