E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhamajka shprehet e gatshme të dërgojë ushtarë dhe policë për të shuar kaosin në Haiti

Kryeministri i Xhamajkës tha se qeveria e tij është e gatshme të dërgojë ushtarë dhe oficerë policie në Haiti, si pjesë e një dislokimi ndihme shumëkombëshe sigurie.

Njoftimi vjen një javë pasi e dërguara e posaçme e OKB-së për Haitin, Helen La Lime, tha se shpresonte që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të merrej “pozitivisht” me kërkesën e qeverisë së Haitit, për forcat e armatosura ndërkombëtare, pavarësisht se SHBA-ja dhe Kanadaja nuk tregojnë interes.

Kryeministri xhamajkan, Andrew Holness, i tha Dhomës së Përfaqësuesve të ishullit se ai dëshiron të ndihmojë Haitin dhe “të mbështesë një kthim në një nivel të arsyeshëm stabiliteti dhe paqeje, i cili do të ishte i nevojshëm që çdo proces gjithëpërfshirës dhe demokratik qw të zërë rrënjë”.

Njoftimi duket se shënon herën e parë që një komb në hemisferën perëndimore ofron publikisht angazhim në terren, pasi kryeministri i Haitit dhe zyrtarë të tjerë të lartë kërkuan vendosjen e menjëhershme të trupave të huaja në fillim të tetorit pasi vendi po dominohet nga bandat.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dhe La Lime e kanë mbështetur kërkesën e Haitit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka shqyrtuar kërkesën, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Nw vend tw kwsaj ajo ka vendosur sanksione ndaj njerëzve duke përfshirë Jimmy Chérizier, një udhëheqës dominues bandash dhe ish-oficer policie, i cili fajësohet për organizimin e masakrave të shumta.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›