Xhamia e Madhe e Tiranës do të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë
TIRANË- Xhamia e Madhe e Tiranës do të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, pranë Parlamentit.
Vendimi u mor sot nga Komisioni për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Komisioni mori parasysh propozimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), të cilët e kanë quajtur një vendim historik.
Komisioni për ndërtimin e Xhamisë, i cili përbëhet nga kreu i Bashksië së Tiranës Lulzim Basha, kreu i Komitetit Mysliman Selim Muca dhe përfaqësues të Prefektit të Tiranës, Këshillit të Qarkut, Komitetit të Kulteve, besimeve fetare etj do të diskutojnë në mbledhjen e ardhshme se si do të vijohet me projektin.
(el.me/BalkanWeb)