Gykata Administrative, Komisioni kërkon kohë për ripërcaktimin e neneve
TIRANË- Komisioni i ligjeve gjatë mbledhjes së sootme shtyu shqyrtimin për Gjykatën Administrative. Shtyerja e mbledhjes së sotme u bë për të ripërcaktuar termat e disa neneve.
Sekretari për koordinimin e PS-së, Fatmir Xhafaj njëkohësisht përfaqësuesi ligjor i opozitës në këtë komision kërkoi që Minsitria e Drejtësisë ti sjellë më të plota nenet, ndërkohë që kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmajli kërkoi që të punohet me ritme më të shpejta, ndërkohë që bëri me dije që deri ditën e hënë do të ketë një paketë të plotë amendamentesh.
Ngritja e Gjykatave Administrative synon shqyrtimin në një kohë më të shkurtër të çështjeve që kanë lidhje me biznesin, çështje të cilat flenë për periudha të gjata kohore në gjykatat e faktit, duke mos marrë zgjidhje. Ky ligj është një nga kushtet që i janë vendosur Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.
(el.me/BalkanWeb)