E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani takon vetem kanakaret e tij

Dje pritej qe presidenti i kuq, Albert Xhani, te takohej me grupin e lojtareve rebele per t’i dhene fund keshtu nje here e mire problematikes qe ka perfshire skuadren e Partizanit gjate kesaj periudhe. Lojtaret e pakenaqur rriten dita-dites dhe njeshi i kuq nuk po ben asgje per t’u kthyer mendjen atyre. Takimi i shumepritur ka rezultuar nje flluske sapuni, sepse kreu i kuq nuk eshte takuar me rebelet, por me kanakaret e tij. Kafeja ka qene e qete dhe bisedat me se shumti do te kene pasur ne qender te tyre ndonje thashetheme sesa ndonje deshire reale per t’i thene mjaft situates se krijuar. Kur te Partizanit rrezikon te katandiset “kokoshi nje thele”, askush nuk po merr masa per te ndryshuar situaten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›