KE, 3 milione euro per trashegimine kulturore
Frytet e ketij projekti do te mund te “vilen” pasi te shohim nderhyrjet te monumentet e kultures, mirepo udha e deritanishme eshte jo pak e mbare. Projekti per “Zhvillimi i Qendrueshem dhe te Integruar te Trashegimise Kulturore dhe Historike te Shqiperise” u prezantua dje ne mjediset e Ministrise se Kultures, si nje prej me ambiciozeve te deritanishem. Ka mundur te thithe plot 3 milione euro nga Keshilli i Evropes qe do te akordohen per 4 bashkite fituese, te cilat do te shpallen ne fund te projektit. Ministri Pango u shpreh se “fondi prej 3 milione eurosh do te filloje te aplikohet per restaurimet, kryesisht per rikthimin ne jete te trashegimise sone kulturore dhe ne rastin konkret ka te beje me zhvillimin e qendrueshem dhe integral te trashegimise kulturore dhe historike te Shqiperise”. Nga ana e tij, Nikos Fintikakis, i cili po e kuron projektin ne cdo detaj te tij, tregon se “objektivi i pergjithshem i projektit eshte qe te forcoje rritjen ekonomike te rajoneve te interesuara, nepermjet ruajtjes, restaurimit dhe permiresimit te sfondit urban, kulturor dhe historik, lidhur me traditen e vendeve”. Po ne cilin stad eshte puna e ketij projekti momentalisht?