Xhanluixhi Bufon: Juve është numër 1, mezi pres startin
Pres me padurim rifillimin e sezonit dhe takimin me shokët e skuadrës. Kanë kaluar shumë ditë larg fushës dhe e ndiej shumë mungesën e saj. Më pyesni për merkaton? Nuk dua të ndalem tek emrat e përveçëm, por mjaftohem të them se jemi klubi numër 1 në Itali dhe kemi drejtuesit më të mirë të mundshëm. Këto janë deklaratat optimiste të Xhixhi Bufon. Sipas tij, Marotta është absolut në sektorin e tij. Di gjithnjë të bëjë më të mirën. Jam i qetë dhe besimplotë te kjo skuadër. Objektivi im për sezonin e ardhshëm është që të mund të realizoj 50 takime mes Juventusit dhe Kombëtares. Jam i bindur se do tia dalë mbanë, përfundoi portieri i Juves dhe i Italisë, Buffon.
Xhanluixhi Bufon: Juve është numër 1, mezi pres startin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip