Xhekson, spektakli i fundit në Neverland
Familja e yllit të muzikës Majkëll Xhekson ka në plan ta ekspozojë trupin e tij pa jetë në vendin që vetë Xhekson e kishte krijuar sipas fantazive të veta. Kështu, pritet që turma të tëra adhuruesish t‘i drejtohen Neverlandit të premten, për t‘i dhënë lamtumirën e fundit idhullit të tyre përmes një ceremonie funebër disi jo tipike.
Trupi do t‘i përshkojë rreth 200 kilometrat që ndajnë Los Anxhelosin ku gjendet tani, me Neverlandin nga një kolonë e përbërë prej 30 makinash. Ndërkaq, nga burime brenda familjes së yllit të muzikës është bërë me dije se në fundjavë do të zhvillohet ceremonia përfundimtare, ku do të marrin pjesë vetëm të afërmit dhe miqtë e tij. Babai i yllit të muzikës, Xho Xhekson, bëri dje me dije se trupi i të birit nuk do të varrosej në Neverland.
Pritet që kolonës prej 30 makinash që do të përcjellin trupin t‘i shtohet një numër i madh adhuruesish, gjë që i ka vënë autoritet përpara shqetësimit për çrregullime të trafikut, duke i detyruar të marrin paraprakisht masat për shmangien e bllokimeve të gjata.
Neverlandi është ndërtuar para dy dekadash nga vetë Xheksoni, i ideuar si një park ku fëmijëve t‘u ofroheshin një numër i madh mënyrash për t‘u dëfryer, nga karuselët te shilarëset e ndryshme të mrekullueshme, nga treni i vogël që ecën mbi shina të vërteta, te një seri e gjatë lojërash të tjera, disa prej të cilave, duke qenë se janë lënë prej kohësh në mëshirë të fatit, sot janë në gjendje jo të mirë.
Një seri dokumentesh të publikuara dje nga agjencia "Associated Press", tregonin se pronat e paluajtshme dhe objektet në zotërim të Majkëll Xheksonit preknin një vlerë prej 567.6 milionë dollarësh, por agjencia pohoi se këngëtari kishte grumbulluar vitet e fundit një sasi të konsiderueshme borxhesh, të cilat sipas saj janë jo më pak se 331 milionë dollarë. Kjo i lë pasardhësve të tij një pasuri të vlefshme prej 236 milionë dollarësh, por që gjithsesi për "Associated Press" mbetet e diskutueshme, pasi dokumentacioni të cilit i referohet agjencia i përket vitit 2007.
Ndërkaq, po dje në Nju Jork radhë të gjata me adhurues të Majkëll Xheksonit u krijuan për të kryer homazhe në teatrin "Apolo" të Harlemit, ku këngëtari hodhi hapat e parë të karrierës në moshën nëntëvjeçare, kur fitoi një kompeticion për të rinj amatorë. Adhuruesve iu lejua të hynin në grupe të përbëra nga 600 veta dhe të vendosnin lule në skenën që tashmë është kthyer në një legjendë të muzikës, duke qenë se pikërisht nga ajo skenë ka nisur jo vetëm karriera e Xheksonit, por e një serie të gjatë artistësh të famshëm afro-amerikanë.
Gjatë nderimeve që do të vazhdojnë edhe ditën e sotme në këtë sallë koncertesh do të flasin për nder të këngëtarit Presidenti i fondacionit "Apollo Theatre", si edhe prifti Al Sharpton, një mik i afërt i familjes Xhekson. Në orën 17.26 të mbrëmjes, në çastin kur Xhekson u deklarua zyrtarisht i vdekur, të pranishmit në sallë mbajtën një minutë heshtje. Këngëtari e arriti triumfin e parë muzikor në këtë sallë në vitin 1967, si pjesë e kompleksit "Jackson Five" në kompeticionin për të rinj amatorë. Mësohet se mbrëmja e amatorëve për sot do të vazhdojë normalisht, por se do t‘i dedikohet tërësisht Majkëll Xheksonit. Megjithëse familja Xhekson nuk ka bërë ende saktësisht me dije si ka ndër mend t‘i organizojë nderimet, grumbullime si ai i Nju Jorkut janë zhvilluar në disa shtete amerikane.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, që prej vdekjes së tij, nuk janë ndërprerë përpjekjet për zbardhjen e misterit të vdekjes së këngëtarit. Policia e Los Anxhelosit u kthye edhe një herë tjetër në shtëpinë e Xheksonit të martën për të marrë disa prej medikamenteve të përdorura nga këngëtari. Autoritetet policore sqaruan shpejt se kjo ishte thjesht pjesë normale e hetimit.
Mësohet se policia e ka zgjeruar rrethin e mjekëve që ka në plan të pyesë lidhur me medikamentet e përdorura nga këngëtari. Konrad Murrei, mjeku i tij personal, i cili e gjeti të vdekur të enjten dhe që pa sukses u përpoq t‘i ofronte ndihmën e parë, u mor në pyetje nga policia fundjavën e shkuar dhe, sipas avokatit të tij, nuk pranoi para hetuesve t‘i kishte dhënë këngëtarit asnjë lloj medikamenti që mund të ketë luajtur rol në vdekjen e tij.
Bëhet me dije se policia nuk po ndjek pistën e vrasjes me apo pa dashje, por se thjesht po përpiqet të zbardhë motivin e mundshëm të vdekjes dhe në këtë kuadër i kanë përqendruar kërkimet te medikamentet e shumta që merrte rregullisht ylli i muzikës. Rezultatet e testeve toksikologjike mund të kërkojnë javë të tëra. Avokati i familjes Xhekson tha së fundmi se nuk mund të thuhet me saktësi sa testamente ka lënë këngëtari. Megjithatë, deri tani nuk është zbuluar asnjë i mëvonshëm nga ai i vitit 2002, ekzistenca e të cilit tashmë është vërtetuar. Nga ana e avokatit nuk është dhënë asnjë deklaratë publike lidhur me përmbajtjen e këtij testamenti, por e përditshmja "Ëall Street Journal" shkruante dje se këngëtari e kishte ndarë pasurinë mes së ëmës, Katerinës, fëmijëve dhe disa organizatave bamirëse, por pa lënë asgjë për të atin. Majkëll Xheksoni ka pasur marrëdhënie të vështira me babanë, i cili, sipas rrëfimeve të vetë këngëtarit, nuk i kishte kursyer as rrahjet, ndërsa e shtynte në rrugën e këngës e të kërcimit.
Të martën, nënës së yllit të muzikës, Ketrin Xhekson, iu besua nga ana e një gjykate të Los Anxhelosit kujdestaria e përkohshme mbi tre fëmijët e këngëtarit.