Mesazhet në trupin e VIP-ave
Yjet e kinemasë i kanë dashur prej kohësh tatuazhet. Ishin pikërisht ata që e përhapën të parët një modë të tillë. Disa vjet më parë në Hollivud u përhap shumë moda e tatuazheve japoneze, me shkrime që mbulonin pjesën më të madhe të trupit, ndaj shumë yje nuk kursyen që ta mbushnin lëkurën e tyre me dragonj, kafshë mitologjike dhe budistë hyjnorë. Pastaj, më vonë ata u dashuruan me të ashtuquajturën teknikë "lettering", një formë e veçantë tatuazhi, me të cilën bëhet e pavdekshme mbi lëkurë një mesazh politik, ose shpesh emri i njeriut të dashur. Për shembull, kohët e fundit, Kate Price e njohur ndryshe si Jordan, pasi u nda me burrin Peter Andre, u deklaroi e dëshpëruar mediave britanike se e kishte mbuluar me një kryq të madh të zi emrin e ish-partnerit që disa vite më parë e kishte bërë në pulsin e dorës. Megjithatë, në vitet e fundit, yjet e Hollivudit dhe divat e spektaklit po preferojnë një lloj të ri tatuazhi: frazat e ndryshme të shkëputura nga libra, poezi, apo të thëna nga njerëz të famshëm. Ashtu siç tregon një artikull në blogun "Huffington Post" janë gjithmonë e më të shumtë në numër njerëzit e famshëm që i pëlqejnë. Për këtë arsye, një ndër blogjet më të famshme në Amerikë, na tregon një numër të madh frazash që janë stampuar prej personazheve të famshëm mbi trupin e tyre.
Frazat
Fraza e parë e prezantuar nga blogu amerikan është ajo e gdhendur në shpatullat e aktores amerikane Evan Rachel Wood. E bërë e famshme në vitin 2003 falë "Thirteen", filmit që tregon jetën e shthurur jashtë mase të adoleshentëve amerikanë, Wood në vitin 2008 ka interpretuar në "The Wrestler", filmi me Mickey Rourke, fituesi i fundit i "Luanit të Artë" në Festivalin e Venecias. Për të mos mbetur pas të fejuarit të saj, "satanikut" Marilyn Manson, aktorja e re ka bërë tatuazh në shpatulla vargjet e famshme të poezisë "A dream within a dream" të shkrimtarit të "mallkuar" Edgar Allan Poe: "Gjithçka që ne shohim dhe gjithçka që dëgjojmë nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr brenda ëndrrës". Në klasifikim renditet edhe një tjetër shprehje e vendosur në trupin e aktores së famshme amerikane, bukuroshes Angelina Jolie. Ashtu si e ka treguar koha, edhe ky tatuazh tregon për virtytin e saj për të qenë besnike ndaj shpirtit humanitar dhe luftërave të saj kundër padrejtësisë. Fjalia e shkruar është kopjuar nga titulli i një kënge të famshme të grupit "Clash", "Know your right". Edhe pse Jolie numëron në trupin e saj dhjetëra tatuazhe të tjera, titulli i këngës së "Clash" është me siguri ai që e prezanton më mirë.
Gabimet ortografike dhe mendimet fetare
Tatuazhi i tretë është ai i vendosur mbi shpatullat e Hayden Penettiere, aktores dhe këngëtares amerikane: "Vivere senza rimpianti". Debutimi i saj i parë në tapetin e kuq të Kanës e tregonte më së miri tatuazhin e shkruar në italisht, për nder të origjinës së saj të largët. Sa keq që në tekst ka edhe një gabim ortografik. Në fakt, janë shumë të pakta rastet kur frazat e shkruara në lëkurën e personazheve të famshme përmbajnë gabime. Nga ana tjetër, ka nga ata yje që nuk e kalojnë dot kollaj zhgënjimin e dashurisë dhe vendosin të vënë në trup një mesazh fetar. Ky është rasti i Justin Gaston, që pas fundit të marrëdhënies me kantautoren Miley Cyrus, ka bërë tatuazh në krah shprehjen "Psalmi i fundit". Në "Twitter", modeli i ri ka shkruar se tatuazhi i referohet "Psalmit të fundit", që na fton të lavdërojmë Zotin për madhështinë e tij.
Të tjerët
Letërsia ka qenë gjithmonë një nga burimet më të mëdha të frymëzimit për VIP-at. Për shembull, aktorja Megan Fox, heroina e "Transformers", e cilësuar së fundmi edhe si gruaja më seksi në botë nga revista "FHM", ka bërë në shpatullën e saj të djathtë "We all laugh at gilted butterlies", një frazë e shkëputur nga tragjedia "Mbreti Lir" i Shekspirit. Fox ka të tjera tatuazhe mbi trupin e saj, mes të cilëve edhe "Brian", referuar emrit të ish të dashurit të saj, aktorit Brian Austin Green. Po ashtu, ajo ka edhe shprehjen "na ishte njëherë një vajzë, që nuk e kishte njohur kurrë dashurinë, deri kur erdhi një djalë që i mori zemrën", dedikuar një mikut të saj që nuk jeton më dhe në fund fytyrën e Marilyn Monroes në parakrahun e djathtë. Fox nuk është personazhi i vetëm VIP që i kushton një tatuazh bukuroshes Marilyn. Edhe Lindsay Lohan është një fanse e saj dhe në krah ka shkruar moton e famshme të Monrosë: "Stars, all we ask for is our right to twinkle". E mbyll këtë klasifikim të pazakontë një tatu në dorën e këngëtares angleze Lily Allen, "Shhhh" dhe një shkrim i bukur mbi gjoksin e Rummer Willis. Aktorja amerikane, vajza e Demi Moore dhe Bruce Willis ka shkruar thjesht "Be present". Tatuazhi, i njohur ndryshe "tatoo", është shfaqur në shumë kultura, qofshin këto antike apo moderne. Ai i ka shoqëruar gjithnjë burrat, si një shenjë e ekzistencës së tij, sipas zakoneve dhe vendit ku ai ka jetuar, duke e treguar këtë më shumë si një kartë identifikuese të individit, sesa një rit të zakonshëm të një shembulli të maturisë.
Tatuazhet e vjetra në trup janë gjetur në mumien Otzi (daton në vitin 3300 para Krishtit), zbuluar në alpet italiane në vitin 1991. Ndër qytetërimet që kanë zhvilluar artin e tatuazheve i pari ka qenë Egjipti dhe Roma e vjetër.