E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozi vajzash dhe rivalitete ne Akademine e Yjeve

Java ka nisur e nxehte ne shtepine e Akademise se Yjeve. Zenka, por edhe inate e xhelozi kane nisur te dalin ne pah. Duket se rivalitetet ne kenge e balet, kane nisur te leshojne rrenje edhe ne jetet personale te gjithsecilit. Sara, Albi, Fatjola, Rebeka, Andri, Gureldi, Vilzana dhe Dafina, me sa duket do te jene boshti rreth te cileve do sillen histori xhelozish, rivalitete dhe konkurrence e forte per ditet ne vijim. Do te ndalemi sot ne pak momente per te zbardhur dicka prej kesaj historie qe po e trazon atmosferen e qete te shtepise se diteve te para te bashkejeteses. Ato dite te qeta me c'duket po perendojne...
Per ke xhelozon Fatjola?
"Askush ketu nuk e njeh Olen. Dhe asnje prej jush nuk e di c'jam ne gjendje te bej une ne sallen e baletit. Do te vije shpejt koha te perballeni me mua..."
Gjithe nerv e zemerim ka kaluar e hena per balerinen Fatjola e cila eshte vene ne qender te sulmeve, nga nje pjese e madhe e vajzave te shtepise. Nje debat me Saren ne oret e vona te mbremjes ka nxjerre ne pah ferkimet e diteve te meparshme mes tyre. Por Rebeka duket se eshte rivalja me e forte e momentit per Fatjolen. Mes tyre keto dite, ka pasur shume xhelozi, inate dhe batuta te ashpra. Gjithcka ka nisur, para se vajzat te futeshin ne shtepi. Ato jane perballur shpesh, ne sallen e baletit, ku Fatjola dhe Rebeka duke kerkuar te jene secila ne maje, nuk pranojne te leshojne terren. Me tej ferkimet e oreve te provave, kane zoteruar edhe kohen e tyre te pushimit, ne biseda te lira apo debate e diskutime.
Rivalitet me Rebeken
E hena ne mengjes kishte nisur e qete per Fatjolen. Ajo kishte zgjedhur te kalonte pak caste ne kopsht perpara se te fillonte provat. Bashke me Albin jane ulur jashte ne nje kend dhe kane nisur te flasin per karrieren e meparshme te Albit si kengetar. Kane kaluar vecse pak caste dhe dy te rinjte jane nderprere nga Rebeka, e cila dic i ka peshperitur Albit ne vesh, e ka puthur ne faqe dhe i eshte ulur prane duke pyetur se cfare po bejne jashte te dy vetem... Fatjola i eshte pergjigjur me zemerim se eshte krejt e pavend nderhyrja e saj dhe sidomos ne kete rast kur ajo i flet Albit ne vesh... Rebeka i eshte pergjigjur se s'mundet t'ia thote me ze te larte ato fjale Albit, pasi ajo c'ka i tha, eshte dicka e saj personale, e qe i pelqen ta ndaje vec me Albin. Ola eshte ngritur e merzitur dhe i ka lene te dy ne kopsht, ndersa Albi ka shkembyet batuta me Rebeken. "Mos eshte valle kjo xhelozi", ka thene Albi me te qeshur dhe i eshte lutur Rebekes te mos e ngacmoje Olen me gjate. Por ferkimet mes te dyjave kane vijuar edhe me tej. Ndersa Rebeka lante enet e drekes, Fatjola kercente prane saj, para pasqyres ne menyre sfidante. Vone ne mbremje, diskutimet mes tyre jane acaruar edhe me shume. Rebekes i ka ardhur ne ndihme edhe balerina tjeter e grupit Sandiola, dhe te dyja bashke kane shkembyer ironi dhe batuta me qellim per te irrituar Fatjolen. Me tej nje tjeter diskutim i ashper per punet e shtepise eshte zhvilluar ne banje, ndersa te gjithe po beheshin gati per te fjetur. Andri eshte grindur me ze te larte me Fatjolen, ndersa ne krah te tij Rebeka qesendiste gjate gjithe kohes. E kur debate ka arritur kulmin, Rebeka ka dale jashte banjos, duke ferkuar duart nga kenaqesia, qe plani i saj shkoi si duhet.
Sara xheloze?
E ndersa gjithcka dukej se do te ecte ne kete linje, nje tjeter piste diskutimesh, ka dale ne pah papritur, e ku Fatjola eshte vene serish ne shenjester. Ndersa ka kerkuar te sqarohet me Saren, per ferkimet mes te dyjave, Sara i ka thene se e vlereson gjestin e saj ne kete rast, por nuk e kupton pse ajo eshte shprehur keq dhe ka nderhyre ne momente qe nuk i takonin. Sara i ka kujtuar nje bisede ku Fatjola eshte shprehur se ajo ndihet xheloze per Albin dhe Fatjolen, duke i thene asaj se ne kete rast s'ka vend per xhelozi dhe as e kupton se si mund ta mendoje kete gje. Fatjola i eshte kundervene duke i thene se ne te vertete ajo nuk shkon mire me Albin kohet e fundit dhe Sara i ka shpjeguar se pse po ndodh kjo gje. Sipas saj ajo nuk e pelqen menyren se si Albi e mbron Fatjolen ne cdo debat a diskutim ne shtepi, edhe kur nuk eshte e nevojshme. Edhe pse Fatjola eshte perpjekur te sqaroje cdo situate me Saren, duket se kjo e fundit nuk e ka pare me vend te nderroje kurs.
Pak caste me vone, Fatjola ka biseduar me Albin, duke i shpjeguar kete situate me Saren. Albi e ka keshilluar te mos e coje me tej kete gje dhe se ai me Saren s'mund te miqesohen kurre. Ai i ka shpjeguar Fatjoles se Sara nuk eshte gje tjeter vecse "nje mize", dhe ai s'mundet te lere " nje mize" qe te shkele me kembe Fatjolen, por as edhe ndonje tjeter ne shtepi.

Te gjithe ne provim...
E hena pasdite ka qene nje dite ndryshme ne Akademine e Yjeve, per shkak te nje provimi te javes se pare ne te cilit i jane nenshtruar nxenesit e kanto dhe te baletit. Menjehere pas drekes dy grupet kane zhvilluar nga nje provim ne te cilin profesoret kane patur mundesine te kontrollojne ecurine e cdo nxenesi gjate diteve te para te qendrimit ne shtepine e Akademise. Fillimisht provimi ka nisur ne palestren e baletit ku kane qene prezent profesoret e disiplinave te ndryshme me te cilat nxenesit trajnohen ne shkolle. Pas ekzekutimeve ne te tre disiplinat, hip-hop, latine-kontemporane dhe klasike, stafi pedagogjik dha vleresimet per secilin prej tyre. Nxenesit qe moren gjykime pozitive nga ana e profesoreve, ishin Rebeka, Andri, Endri, dhe Fatiola, nderkohe jane kritikuar per nje paraqitje jo shume mire ne disiplinat klasike dhe latine Sandiola, Anxhelo dhe Gureldi. Nderkohe qe per te gjithe ka patur komente dhe sugjerime per te permiresuar pjese te ndryshme te koreografive te performuara. Menjehere pas provimit te baletit radha i ka ardhur konkurrenteve te kantos, ku secili prej tyre ka performuar me dy kenge nje shqiptare dhe nje te huaj. Eshte vleresuar pozitivisht per interpretimin e tij Albi, Branimiri, Arisa dhe Sara, nderkohe per te pedagoget kane konstatuar probleme me vokalin, si rezultat i nje regjimi jo te mire.

Vilzana dhe Gureldi, miqesi e rikthyer
Vilzana dhe Gureldi, vijojne te jene nen tension. Marredhenia e tyre miqesore, ka nisur te kthehet ne pozicionin e dikurshem. Por Vilzana ende nuk eshte e qete. Ajo s'mundet te lere menjane ngacmimet e vazhdueshme te Dafines, dhe kete gje ia permend vazhdimisht Gureldit. Te henen ne mbremje te dy kane dale ne kopsht vetem per te darkuar, dhe per te diskutuar edhe njehere per gjerat qe i shqetesojne ne marredhenien e tyre. Edhe pse Gureldi eshte perpjekur ta qetesoje Vilzanen, duke e keshilluar qe ajo te mos konfliktohet me vajzat dhe te ruaje qetesine, serish, Vilzana ka kembengulur se Dafina e ngacmon qellimisht dhe kjo gje e acaron. Me tej, pasi darka ka perfunduar dhe banoret e tjere te shtepise kane mberritur ne tryezen e tyre, te dy jane perfshire ne biseda me konkurrentet e tjere dhe vetem vone, pas mesnate, ata jane ulur prane njeri-tjetrit ne dhomen e gjumit e kane folur per shume kohe me ze te ulet, per veten dhe miqesine e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›