Legalizimet, do te paguhet kater mije leke per cdo kat, si tarife sherbimi
Qeveria ndryshon tarifat per sherbimin e legalizimit te ndertimeve pa leje. Keshtu, sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, te gjithe ata qe duan te legalizojne nje objekt pa leje, do te paguajne nje cmim prej 4000 lekesh per cdo kat te objektit pa leje, si tarife sherbimi. Po keshtu, me ndryshimin e vendimit per "Percaktimin e vleres se tarifes se sherbimit per legalizim", u percaktua qe te gjithe ata persona, qe kane objekte informale per te legalizuar, me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale ne ndertime pa leje, do te duhet te paguajne vetem me leke, vleren e tyre te plote monetare. Me bono privatizimi, mund te paguajne nje pjese te vleres se objektit informal, vetem ata persona qe objektin e paligjshem e kane me destinacion banimi apo te perziere banim dhe social-ekonomik. "Per objektet informale, me destinacion banimi apo te perzier, (banim dhe social-ekonomik), pagesa e vleres se parceles mund te behet ne leke, ne vlere te plote monetare, dhe/ose me bono privatizimi. Ne rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet te paraprihet nga depozitimi i kerkeses me shkrim, te poseduesit te ndertimit informal, prane Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-t, ku te percaktohet perqindja e pageses me bono privatizimi", vendosi dje qeveria. Nga ana tjeter, per shtesat informale (anesore apo ne lartesi), te ngritura ne territore ku nuk ka cmim minimal fiskal, cmimi minimal fiskal do te llogaritet si mesatare aritmetike e cmimit te zonave me te cilat ky territor kufizohet. Likuidimi i penaliteteve do te behet per llogari te njesive te qeverisjes vendore brenda 30 ditesh nga pajisja me formularin e penaliteteve per legalizimin e shtesave informale te subjektit ndertues. R. Rapushi