Xhelozia, burri vret në rrugë ish-gruan. Gjykata: Ja pse e divorcuam çiftin
TIRANË- Krimi brenda familjes ka tronditur sot opinionin publik në kryeqytet. Ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit në rrugën “Tefta Tashko”, kur një grua ka mbetur viktimë e goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.
Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se autori i këtij krimi është 48- vjecari Genci Çarçani, ndërsa viktima, ish-gruaja e tij Valbona Çarçani 46-vjece.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes që panë me sytë e tyre skenën makabre të krimit, çifti i divorcuar 2 vjet më parë është konfliktuar në mes të rrugës, dhe më pas 48-vjecari ka goditur 4 herë me thikë gruan e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Valbona ka ndërruar jetë menjëherë, duke u dergjur në gjak në mes të rrugës, ndërsa burri i saj ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga vetëm pak caste më pas nga njësia speciale ‘Shqiponja’, në sheshin “Avni Rustemi”.
Gazetari Spartak Koka raportoi se 48-vjecari është shoqëruar fillimisht në Komisariatin numër 1 dhe më pas është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku u mor në pyetje për rrethanat që e shtynë ti merrte jetën bashkëshortes së saj.
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i këtij krimi të ketë qenë xhelozia, ndonëse çifti ishin divorcuar para dy viteve pas 24 vitesh martesë. Krimi ka shokuar kalimtarët e rastit që janë bërë dëshmitarë të gjithë skenës makabre.
Cifti Çarçani kishte dy vajza 18 dhe 20 vjeç të cilat kanë lindur në Itali, ku mësohet se ata kanë jetuar prej vitesh. Burime policore bëjnë me dije sakaq se ne momentin e kapjes autorit ju gjend me vete dhe sekuestrua arma e krimit e cila është një thikë e përmasave të mëdha me mbishkrimin “Columbia”.
Policia: Viktima nënë e dy vajzave, në proces divorci
Çifti Çarçani kishte dy vajza të rritura 20 dhe 18-vjeç të cilat kanë lindur në Itali, pasi ato ishin emigrantë atje prej disa kohësh. Nga hetimet paraprakë mësohet se cifti ishin divorcuar para dy viteve pas 24 vitesh martesë.
'Rindërtimi' i skenës së krimit
46-vjecarja po është takuar më bashkëshortin e saj në fillim të rrugës “Tefta Tashko” dhe kanë zbritur bashkë nga shkolla “Ismail Qemali” në drejtim të ATSH. Pasi, kanë ecur për disa minuta bashke ato janë zënë më fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike dhe më pas në vrasjen e Valbonës.
Hetimet/Shkaku i krimit xhelozia
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i krimit të rëndë ka qenë xhelozia. Genci Çarçani, dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte dhe dyshimet dhe xhelozia e tepruar e ka shtyrë atë të ndërmarrë aktin e rëndë të vrasjes.
Arma e krimit
Burime policore bëjnë me dije se arma e krimit ishte një thikë e modifikuar. Kjo tregon se autori ka qenë më së mirë i përgatitur për objektivin final, vrasjen e bashkëshortes.
VENDIMI I PLOTE I GJYKATES
Që cifti vazhdimisht grindej dhe bashkëjetesa e tyre ishte bërë e pamundur këtë e vërteton dhe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë që vendos të pranojë padinë e Valbona Carcanit për zgjidhje të martesës me Genci Carcanin.
“Nga të dy palët, u pranua, se midis tyre ekzistojnë konflikte dhe grindje të vazhdueshme, se bashkëjetesa e tyre është bërë e pamundur, nuk ka asnjë mundësi për tu pajtuar dhe martesa e tyre për rrjedhim e ka humbur qëllimin e saj. Sa më lart Gjykata çmon se padia e paditëses Valbona Çarçani për zgjidhjen e martesës me të paditurin Genci Çarçani duhet të pranohet”.
V E N D I M
“NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Asistuar prej sekretares gjyqësore Valbona Sadiku, sot më dt. 02.05.2011 përfundoi së shqyrtoi në seancë gjyqësore publike çështjen civile që u përket,
PADITËSE: Valbona Çarcani, e bija e Tasim dhe e Qeuthere , e dtl. 28.04.1967, lindur dhe banuese në Tiranë, në adresën Kompleksi “Kodra e Diellit”, Pall. 36, Shk.1, Ap. 15, arsimi i lartë, aktivitet privat, e martuar me dy fëmijë, identifikuar me kartë identiteti me nr. 030597405.
I PADITUR: Genci Çarçani, i biri i Selfo dhe i Zenepe, i dtl. 20.10.1965, lindur dhe banues në Tiranë, në adresën Rruga “Mine Peza”, Pall. 147, Shk.1, Ap. 2, arsimi i lartë, i papunë, i martuar me dy fëmijë, identifikuar me kartë identiteti me nr. 025868803.
OBJEKTI: Zgjidhje martese, lënien e fëmijëve për rritje e edukim paditëses, caktimin e kontributit për detyrimin ushqimor për fëmijën dhe të drejtën e takimit.
BAZA LIGJORE: Nenet Nenet 132, 146, 155, 161 e vijues të K.Familjes.
Në pretendimet përfundimtare pala paditëse kërkoi pranimin e padisë sipas objektit të saj, lënien e fëmijëve për rritje dhe edukim paditëses, si detyrim ushqimor kërkoj caktimin e shumës 50.000 lekë në muaj, lidhur me të drejtën e takimit dakort me përfundimet e vlerësimit psikologjik dhe kërkoi të mbaj mbiemrin që ka marrë nga lidhja e martesës.
Pala e paditur kërkoi zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijëve për rritje dhe edukim paditëses, përcaktimin e detyrimit ushqimor dhe të drejtën e takimit e la në vlerësim të gjykatës.
Gjykata pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Se pala paditëse Valbona Çarçani, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë padi, sipas objektit të përcaktuar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
Përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj dhe në prova të padisë, Gjykata analizoi juridiksionin dhe kompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështje.
Në zbatim te neneve 35/3, 36/1, 41 dhe 349/a të K.Pr.Civile, gjykata konstatoi se çështja hyn në juridiksionin gjyqësor dhe është në kompetencën lëndore dhe tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga hetimi gjyqësor dhe provat e administruara në gjykim, rezultoi se palët ndërgjyqësa janë bashkëshortë. Ata kanë lidhur martesë ligjore në datë 06.05.1988 dhe nga kjo martesë kanë dy fëmijë, të quajtur Giorgia Çarçani e dtl. 11.12.1993 dhe Barbara Çarçani e dtl. 02.06.1995.
Martesa e tyre në fillimet e saj ka funksionuar normalisht. Gjatë jetës së përbashkët, kanë lindur kontradita të shumta për shkaqe të ndryshme si vështirësia ekonomike, vështirësia për të arritur në një vendim marrje të përbashkët, probleme komunikimi, grindje të vazhdueshme shkaqe këto të cilat kanë bërë që martesa midis tyre të tronditet thellë dhe të humbas funksionin e saj.
Për sa më sipër, për shkak mosmarrëveshje të shumta, grindjeve të vazhdueshme, vazhdimi i bashkëjetesës është bërë i pamundur. Duke patur një situatë konfliktuale në familje, martesa e ka humbur qëllimin e saj dhe të dy palët kanë qenë të ndërgjegjshëm se nuk mund të vazhdohej më në këtë gjendje.
Në këto rrethana paditësia i është drejtuar gjykatës më padi për zgjidhjen e martesës dhe pasojave që rrjedhin nga zgjidhja e saj, pa i hyrë problemit të fajësisë.
Duke qenë se marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur e nuk mund të gjejnë rregullim, paditësia kërkon zgjidhjen e kësaj martese, kërkesë e cila u pranua edhe nga pala e paditur.
Gjykata çmon nga tërësia e provave të marra gjatë gjykimit se kjo martesë ka humbur qëllimin për të cilin është krijuar, marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur thellë e nuk mund të gjejnë rregullim, prandaj duhet të pranohet kërkesa e paditëses dhe në mungesë të provave për fajësinë kjo martesë duhet të zgjidhet pa faj.
Në këto rrethana Gjykata nuk heton në lidhje me bashkëshortin fajtor në zgjidhjen e martesës pasi në mbështetje të nenit 133 të Kodit të Familjes “Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit ose të dy bashkëshortëve”.
Sipas nenit 127 të Kodit të familjes “Gjykata vendos zgjidhjen e martesës në rast se krijon bindjen se vullneti i seicilës palë është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës…”.
Në përfundim të këtij gjykimi, Gjykata çmon se martesa midis palëve e ka humbur qëllimin e saj dhe ka mbetur formale, vullneti i palëve për zgjidhjen e martesës është real dhe u shfaq përpara gjykatës. Për rrjedhojë martesa duhet të zgjidhet në bazë të nenit 132 të Kodit të Familjes, në të cilin thuhet se “…seicili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore…jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj, për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët”.
Nga të dy palët, u pranua, se midis tyre ekzistojnë konflikte dhe grindje të vazhdueshme, se bashkëjetesa e tyre është bërë e pamundur, nuk ka asnjë mundësi për tu pajtuar dhe martesa e tyre për rrjedhim e ka humbur qëllimin e saj. Sa më lart Gjykata çmon se padia e paditëses Valbona Çarçani për zgjidhjen e martesës me të paditurin Genci Çarçani duhet të pranohet.
Në objektin e kësaj kërkesë padie, pala paditëse i kërkon gjykatës të përcaktohet si prindi përgjegjës për rritjen dhe edukimin e fëmijëve Giorgia Çarçani dhe Barbara Çarçani.
Gjykata konform nenit 155 të K.Familjes, për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, duke patur parasysh interesin më të lartë të fëmijëve, me qëllim marrjen e një mendimi të specializuar, thirri në gjykim për realizimin e një raporti psikologjik një psikologe.
Sipas Vlerësimit Psikologjik të përgatitur nga psikologia në datë 02.05.2011, Gjykatës ndër të tjera i janë paraqitur këto rekomandime:
- “Lënien e fëmijëve Giorgia Çarçani dhe Barbara Çarçani për rritje dhe edukim, nënës Valbona Çarçani , për këto arsye:
…Nisur nga komunikimi i ngrohtë dhe i afërt me nënën, si ai verbal dhe ai joverbal, afrimiteti mes tyre, marëdhënia e tyre më e ngrohtë, mirëkuptimi midis çiftit Çarçani, që fëmijët ti lihen nënës për rritje dh edukim, si dhe nevojat aktuale plotësohen më së miri prej nënës…..”
Në këto kushte, Gjykata duke u nisur kryesisht nga interesi më i lartë i fëmijëve, pasi analizoi provat e marra gjatë gjykimit, mori mendimin e psikologes dhe të palëve, çmon se më e mira për fëmijët do të ishte lënia e tyre për rritje dhe edukim paditëses Valbna Çarçani, duke patur i padituri të drejtën e takimeve të shpeshta për të mos humbur marrëdhëniet me fëmijët e tij.
Sipas nenit 158 të këtij kodi, i padituri ka të drejtë të mbikqyrë mbajtjen dhe edukimin e fëmijës e për pasojë të informohet…E drejta e vizitës dhe e banimit sipas kushteve të tij nuk mund ti refuzohen”. Në përshtatje me faktin që figura e babait është e rëndësishme në mirërritjen e fëmijëve, faktin që i padituri mund të kontribuojë në përkujdesjen e tyre, Gjykata çmon që ai të takoj dhe të mbaj në banesë fëmijët të shtunën e parë, të tretë dhe të katërt të çdo muaji nga ora 17:00 të deri në orën 13.00 të ditës pasardhëse si dhe për pushime vjetore nga data 16-31 gusht të çdo viti kalendarik.
Përsa i përket detyrimit të të paditurit për të kontribuar për fëmijët, për ushqim sipas nenit 161 të Kodit të Familjes, Gjykata nga sa më sipër, çmon ta detyrojë atë të paguajë në favor të fëmijëve të tij të mitur detyrimin ushqimor në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë në muaj për seicilin nga fëmijët, detyrim i cili duhet të fillojë nga dita e ngritjes së kërkesë padisë.
Paditësja me lidhjen e martesës ka ndryshuar mbiemrin e vajzërisë, por mbi bazën e kërkesës së saj, gjykata konform nenit 146/2 të K. Familjes, lejon paditësen që edhe pas zgjidhjes së martesës të mbaj mbiemrin e marrë nga martesa.
Në mbështetje të nenit 143 të Kodit të Familjes, vendimi i Gjykatës duhet të dërgohet për regjistrim në Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake Nr.10, ku është regjistruar martesa midis palëve.
Sa më lart u provua në gjykim nga shpjegimet e palëve, mendimi i psikologes si dhe nga provat shkresore të marra dhe të administruara në hetimin gjyqësor.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata në mbështetje të neneve 306 e vijues të K.Pr.Civile
V E N D O S I
ƒ{ Pranimin e kërkesë padisë.
Zgjidhjen e martesës midis paditëses Valbona Çarçani dhe të paditurit Genci Çarçani.
Lënien e fëmijëve Giorgia Çarçani dhe Barbara Çarçani për rritje dhe edukim paditëses Valbona Çarcani
ƒ{ Detyrimin e të paditurit Genci Çarçani, të paguaj detyrim ushqimor në favor të dy fëmijëve të tij Giorgia Çarçani dhe Barbara Çarçani në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, për seicilin fëmijë.
ƒ{ Ky detyrim fillon nga dita e ngritjes së kërkesë padisë datë 24/11/2010.
ƒ{ I padituri Genci Çarçani ka të drejtë të takoj dhe të mbaj në banesën e tij fëmijët e tij Giorgia Çarçani dhe Barbara Çarçani, të shtunën e parë, të tretë dhe të katërt të çdo muaji nga ora 17:00 të deri në orën 13.00 të ditës pasardhëse si dhe për pushime vjetore nga data 16-31 gusht të çdo viti kalendarik.
ƒ{ Një kopje e këtij vendimi, pasi të marr formë të prerë, t’i dërgohet për veprim Zyrës së Gjendjes Civile, Njësia Bashkiake Nr.10 Tiranë .
ƒ{ Shpenzimet gjyqesore siç janë bërë.
ƒ{ Kundër vendimit lejohet ankim sipas ligjit në Gjykatën e Apelit Tiranë, afat i cili fillon nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.
ƒ{ U shpall sot në Tiranë me datë 02/05/2011.
(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Krimi në familje, Sociologu: Shqiptarët të dhunshëm, e konsiderojnë gruan pronë Vrasjet, reagon Avokati i Popullit: Shteti të ndërhyjë! FOTO: Foto nga vendngjarja VIDEO: Burri masakron me thikë për xhelozi ish-gruan në mes të rrugës, nënë e 2 vajzave