Xhemaili: Napoli? Fitojmë ne!Parma fitoi 3-2 me Fiorentinën javën e kaluar në transfertë, duke u renditur në vendin e pestë në Serie A.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Blerim Xhemaili, mesfushori shqiptar i Parmës, po kalon një nga momentet më të mira në kampionatin italian.
Ylli i ri Parmës paralajmëroi shokët e tij të ekipit të jenë të jenë të kujdesshëm përpara sfidës me Napolin.
Parma fitoi 3-2 me Fiorentinën javën e kaluar në transfertë, duke u renditur në vendin e pestë në Serie A.
“Ndeshja kundër Napolit d të jetë shumë e vështirë pasi të dy ekipet po kalojnë një moment të mirë”, - tha Xhemaili për faqen zyrtare të klubit të Parmës.
“Të dy skuadrat do të luftojnë për të fituar. Gjithë sytë e Italisë do të jenë te kjo ndeshje, duke na dhënë më shumë përgjegjësië, por nëse ne do të luajmë ashtu siç ne e dimë tani, gjithçka do të punojë mirë për ne”.
Parma ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi, kur Kaljari fitoi 2-0 në stadiumin “Tardini” në muajin shtator.
Napoli nuk e njeh humbjen nën drejtimin e trajnerit të ri Valter Mazari, duke regjistruar fitore prestigjioze në transfertë me Fiorentinën dhe Juventusin.
Numri i klikimeve - 1786
E Premte, 27 Nentor 2009