Xhemi Shehu, i mëson not djalit 2 vjeçar

Moderatorja e njohur e “Top Channel”, Xhemi Shehu, ka nisur pushimet në Sarandë me familjen.
Në këtë foto ajo shfaqet në det, duke u përpjekur t’i mësojë sadopak notin djalit të saj dyvjeçar, Martin. Këtë verë, Xhemi nuk po shfaqet në ekran si moderatore e “Summer Fest” në “Top Channel”, ndaj ka mjaftueshëm kohë të shijojë pushimet me familjen. Ajo ka prezantuar dhe linjat e saj super elegante, të rifituara pas lindjes së djalit.
Prezantuesja tashmë ka arritur peshën 53 kg, që konsiderohet pesha ideale për gjatësinë e saj. Pas disa ditësh pushime në Sarandë, Xhemi do të udhëtojë drejt ishujve të Greqisë, ku do të mbyllë sezonin e pushimeve për këtë vit./Indeksonline/